“Paratë nuk shkojnë në xhepat e pensionistëve”, Blushi: Rama kryeministër hajdut, borxhi në nivele rekord

“Paratë nuk shkojnë në xhepat e pensionistëve”, Blushi: Rama kryeministër hajdut, borxhi në nivele rekord

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka zhvilluar një konferencë për mediat për çështjen e pensioneve. Blushi u shpreh se kryeministri Rama nuk ka qëllim mbështetjen reale për pensionistët, por vjedhjen e tyre. Ai theksoi se zgjidhja reale do të ishte dyfishimi i pensioneve, duke kërkuar miratimin në Kuvend propozimin e Partisë së Lirisë. “Problem nuk qëndron tek mundësitë ekonomike por tek mënyra se si Rama i ka vendosur prioritetet. Dhe sipas Ramës pensionistët nuk meritojnë të trajtohen me dinjitet. Çdo pensionist duhet ta dijë se vetëm 0.8 % parashikohet rritja vitin e ardhshëm ndërsa niveli i inflacionit parashikohet me 3 %. Është kriminale”, tha ai. Blushi theksoi se Rama nuk ka bërë asgjë tjetër veçse skema korrupsioni për pensionistët. Paratë kanë...