Ekzekutimi me dy plumba në kokë i biznesmenit, makina që përdorën autorët në pronësi të kompanisë së Mondi Mëhallës

Ekzekutimi me dy plumba në kokë i biznesmenit, makina që përdorën autorët në pronësi të kompanisë së Mondi Mëhallës

Një detaj i ri ka dalë në dritë një ditë pas atentatit në Elbasan, ku mbeti i vrarë biznesmeni Mondi Mëhalla. Makina që u gjet  e djegur ditën e sotme në afërsi të fshatit Mirakë, e cila dyshohet se është përdorur nga autorët për t’u larguar nga vendngjarje ka qenë në pronësi të kompanisë së biznesmenit. Lidhur me ngjarjen policia ka shoqëruar disa persona  të cilët mund të japin më shumë detaje se si ndodhi krimi i rëndë. Mes tyre janë pëunonjësit e karburantit të cilët ishin në turn në momentin e ngjarjes, si dhe dy shoferë taksish. Policia dyshon se kanë qenë dy autorë, të dy vrasës me pagesë. 43-vjeçari u qëllua sapo kishte dalë nga zyra në karburantin “Xhaxhi Oil” në pronësi të...