Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
SHBA, ish-presidenti Obama, universiteti Yale dhe Stanford mbështesin Harvardin
Ish-presidenti Barack Obama, Universiteti Yale, ai i Stanford dhe tani Kolumbia po i bashkohen Harvardit në mbrojtjen e lirisë akademike kundër asaj që ata e përshkruajnë si “ndërhyrje e qeverisë”. Në një deklaratë të përbashkët, presidenti i Stanfordit Jonathan Levine dhe kancelarja Jenny Martinez theksuan se arsimi i lartë amerikan është një “burim i forcës kombëtare” i bazuar në krijimin e njohurive dhe inovacionin, falë investimeve publike, por jo nën kontrollin e shtetit. “Gjykata e Lartë ka njohur prej kohësh liritë themelore të universiteteve, sipas Amendamentit të Parë dhe të jenë ata që vendosin se kush jep mësim, çfarë mësohet, si mësohet dhe kush ka të drejtë të marrë pjesë,” thuhet në deklaratë. “Institucionet universitare duhet t’i përgjigjen kritikave të vlefshme me përulësi dhe transparencë....