Çudia e vrasjes së Elbasanit, makina e djegur e autorëve rezulton në pronësi të viktimës

Çudia e vrasjes së Elbasanit, makina e djegur e autorëve rezulton në pronësi të viktimës

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e biznesmenit Edmond Mëhalla mbrëmjen e djeshme në Elbasan. Raportohet se makina e djegur, tip “Audi”, që autorët përdorën në ngjarje, rezulton të jenë në pronësi të viktimës. Burime bëjnë me dije se automjeti, i gjetur mëngjesin e sotëm i djegur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, para kthesave të Murrashit, është në pronësi të një subjekti që jepte makina me qira, pronari i së cilës është vetë Edmond Mëhalla. Brenda automjetit të shkrumbuar u gjet edhe një pistoletë tip “Berreta”, që besohet se është përdorur për të shtënë mbi Mëhallën, i cili ndërroi jetë brenda mjetit të tij tip “Range Rover”, pasi mori 7 plumba.