Papa Leoni XIV: Një shtet palestinez është zgjidhja e vetme për paqen me Izraelin

Papa Leoni XIV: Një shtet palestinez është zgjidhja e vetme për paqen me Izraelin

Bota E Hënë, 1 Dhjetor 2025 12:20 Një shtet palestinez është “zgjidhja e vetme” për konfliktin disa dekadash me Izraelin, deklaroi Papa Leoni XIV, duke treguar kështu se qëndron në linjën e deritanishme të Vatikanit. Papa i parë amerikan bëri këto komente për gazetarët gjatë një fluturimi nga Turqia për në Liban, ku përmbyllet turi i tij i parë jashtë kufijve që prej marrjes së drejtimit të Kishës Katolike. “Ne e dimë që në këtë moment, Izraeli nuk e pranon këtë zgjidhje, por e shohim atë si të vetmen që mund të ofrojë një zgjidhje finale për konfliktin e përjetuar nga të dyja palët. Ne jemi gjithashtu miq me Izraelin dhe përpiqemi që me të dyja palët të kthehemi në një zë ndërmjetësues që mund...