Jorida Tabaku: 6 vite pas tërmetit, mijëra familje ende pa banesë të përfunduar

Jorida Tabaku: 6 vite pas tërmetit, mijëra familje ende pa banesë të përfunduar

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka reaguar ditën e sotme lidhur me situatën ekonomike në vend, ndërsa ve theksin te rindërtimi pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Tabaku shprehet se “rindërtimi u kthye në një minierë floriri për qeverinë, ndërsa familjet e prekura u lanë peng i premtimeve të pambajtura”. Reagimi i plotë i Jorida Tabakut: Gjashtë vite më parë, vendi ynë u godit nga tragjedia e tërmetit që la pa strehë qindra familje dhe krijoi një traumë kolektive të pashlyeshme për të gjithë shqiptarët. Ajo që duhej të ishte një periudhë e përbashkët rimëkëmbjeje u kthye, për fat të keq, në një oportunitet abuzimi për qeverinë socialiste. Ndërsa komuniteti ndërkombëtar u mobilizua me grante dhe kredi të buta, qeveria premtoi zgjidhje të shpejta dhe...