Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Katër plumba i morën jetën Mëhallës, gjendet një pistoletë në mjetin e djegur të autorëve
Detaje të reja kanë dalë në dritë për vrasjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Elbasan, ku viktimë mbeti Edmond Hyka (alias Mëhalla). JavaNews mëson se në makinën tip “Audi”, që u gjet e djegur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, para kthesave të Murrashit, është gjetur një pistoletë tip “Berreta”. Arma është gjetur e djegur brenda makinës që është shkrumbuar po ashtu nga flakët. Po ashtu mësohet se Mëhalla ka marrë 4 plumba, një në gjoks, një në qafë dhe 2 në kokë.