Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Rikthehet çështja e tre gjyqtarëve që shpëtuan Dritan Dajtin nga burgu përjetë
Gjykata e Lartë ka rikthyer sot, 1 dhjetor, për rishqyrtim në Gjykatën e Posaçme të Apelit (GJKKO) çështjen e tre ish-gjyqtarëve Aleks Nikolli, Petrit Aliaj dhe Skënder Damini. Në shkurt të vitit 2019, treshja e Apelit vendosën të pranonin procedurën e gjykimit të shkurtuar dhe ta dënonin Dritan Dajtin me 25 vite burg duke rrëzuar kështu Shkallën e Parë. Ky vendim u pasua me reagime të ashpra, edhe nga qeveria e asaj kohe, aq sa u kërkua që ata t’i nënshtroheshin një procesi disiplinor në Këshillin e Lartë Gjyqësor. U urdhërua edhe kontroll i banesave të tyre, por nuk u gjet asnjë provë që mund t’i implikonte, sa i takon çështjes “Dajti”. Nga ana tjetër edhe gjyqtarët mohuan çdo lloj akuze. Kështu, togat e zeza u...