Forcat britanike dyshohen për krime lufte, zinxhiri komandues e dinte për vrasjet në Afganistan

Forcat britanike dyshohen për krime lufte, zinxhiri komandues e dinte për vrasjet në Afganistan

Rrëfimi i një ish-oficeri ka tronditur ushtrinë britanike, pasi ka zbuluar se forcat speciale britanike (UKSF) në Afganistan kanë kryer krime lufte duke vrarë të dyshuar dhe sipas tij nuk është ndërmarrë asnjë masë edhe pse shumë në zinxhirin komandues e dinin. Sipas provave nga hetimi i pavarur, i urdhëruar nga ministria Britanike e Mbrojtjes që u publikua të hënën në një dokumentar televiziv të BBC, u zbulua se ushtarët e Shërbimit Special Ajror (SAS) vranë 54 persona në rrethana të dyshimta gjatë luftës në Afganistan më shumë se një dekadë më parë. Hetimi po shqyrton një seri bastisjesh gjatë natës, të quajtura operacione të ndalimit të qëllimshëm, të kryera nga forcat britanike nga mesi i vitit 2010 deri në mesin e vitit 2013 si...