Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Si rrethi i ngushtë i Zelenskyt u prek nga skandalet e mëdha të korrupsionit
Analizë nga Francesco Battistini, Corriere Della Sera KIEV- ‘Dhe si e transportove kutinë?’, pyeti njëri. ‘Ajo kishte një dorezë, si çantë laptopi. Fut brenda një milion dollarë. Le të kontrolloj më mirë. Jo, një milion e 600 mijë dollarë. Të transportosh një kuti me para, me dorë, nëpër rrugët e Kievit. Nuk ka qenë shumë qejf, shoku im, ta siguroj”. Kështu funksiononte ryshfeti në Ukrainë, sipas asaj që thonë përgjimet. Zyrtarët merrnin para dhe ndonjëherë nuk kontrollonin as shifrën, për shkak të frikës se mund të kapeshin, ose sepse ishte thjesht një pjesë shumë e vogël, krahasuar me dhjetëra miliona dollarë që lëviznin. Kur i korruptuari Timor Mindich flet në telefon me ministrin e Energjisë, Herman Halushchenko, dëgjohet toni i njerëzve që ndihen të paprekshëm. Ata...