Kievi godet “pikën nevralgjike” të Moskës, dronët shënjestrojnë “arkat” e luftës

Kievi godet “pikën nevralgjike” të Moskës, dronët shënjestrojnë “arkat” e luftës

Kievi po e orienton fushatën e tij të sulmeve më dronë me rreze të gjatë veprimi brenda territorit rus, në mënyrë të tillë që ta godasë makinerinë ruse të luftës në zemër të saj: Tek financimi. Dronët ukrainas kanë shënjestruar strukturat për prodhimin e naftës dhe gazit, duke i shkaktuar armikut dëmtimin e 10 për qind të kapacitetit të përpunimit të naftës. “Dhjetë për qind mund të mos duket një shifër e madhe, por mjafton për nisjen e një krize të brendshme të karburantit rus, me uljen e eksporteve të produkteve të rafinuara të naftës dhe me tensionin e përgjithshëm brenda sektorit rus të naftës”, shprehet Tatiana Mitrova nga Qendra për Politika të Energjisë Globale në Universitetin e Columbias. Ukraina ka investuar shumë në teknologjinë...