Drejtësi apo autoritarizëm procedural? Skandali i Hagës

Drejtësi apo autoritarizëm procedural? Skandali i Hagës

Nga Ibish Neziri Ka momente kur padrejtësia nuk të lejon të heshtësh. Ka institucione që funksionojnë vetëm kur sheh diku tjetër. Dhe ka raste kur heshtja e shoqërisë bëhet garanci për abuzim. Pikërisht për këtë, ky shkrim është i domosdoshëm. Një kthim i detyruar te fjala e lirë Pas një heshtjeje prej më shumë se tre vjetësh, para rreth tre muajsh iu ktheva sërish shkrimit publicistik — jo nga nostalgjia, por nga nevoja që ndjeja për ta thanë përsëri mendimin tim. Dhomat e Specializuara në Hagë, me mënyrën e tyre të funksionimit, më shtynë të rikthehem. Brenda këtyre tre muajve botova në Demos dhe disa portale tjera katër shkrime mbi këtë temë, dhe mendova se ndoshta aq mjaftonte. Por padrejtësia nuk mjaftohet me një reagim të...