Vendi ku dënohesh me vdekje edhe për gjysmë kg kanabis, rekord ekzekutimesh këtë vit

Vendi ku dënohesh me vdekje edhe për gjysmë kg kanabis, rekord ekzekutimesh këtë vit

Singapori ka ekzekutuar tre persona brenda dy ditëve, për vepra të lidhura me drogën, duke e çuar në 17 numrin total të dënimeve me vdekje të kryera këtë vit, shifra më e lartë që prej vitit 2003. Ekzekutimet vijnë vetëm një javë para se Gjykata e Lartë të shqyrtojë një çështje ku ky lloj dënimi pretendohet se është antikushtetues. Singapori njihet për ligjet ndër më të ashpra në botë kundër narkotikëve, të cilat qeveria i konsideron thelbësore për parandalimin e kriminalitetit dhe ruajtjen e sigurisë publike, shkruan A2 CNN. Sipas legjislacionit aktual, çdo person i dënuar për trafikim sasish të caktuara, mbi 15 gramë diamorfinë, 30 gramë kokainë, 250 gramë metamfetaminë ose 500 gramë kanabis, dënohet automatikisht me vdekje. Shtatë aktivistë kanë sfiduar ligjin, duke...