Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s: Po shqyrtojmë një sulm kundër Rusisë

Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s: Po shqyrtojmë një sulm kundër Rusisë

“NATO po merr në konsideratë një sulm parandalues kundër Rusisë në përgjigje të sulmeve hibride. Ndoshta duhet të jemi më agresivë se kundërshtari ynë!” – Kështu ka deklaruar për Financial Times admirali Giuseppe Cavo Dragone, kreu i Komitetit Ushtarak të NATO‑s. “Po shqyrtojmë mundësinë për të vepruar në mënyrë më agresive dhe parandaluese, në vend se thjesht të reagojmë”, ka theksuar Dragone. Disa diplomatë, veçanërisht nga vendet e Evropës Lindore, i kërkojnë Aleancës të mos mjaftohet më vetëm me reagime, por të kundërpërgjigjet. Sipas admiralit italian, një “sulm parandalues” mund të konsiderohet si një “veprim mbrojtës”. Megjithatë, “kjo shkon përtej mënyrës sonë të zakonshme të të menduarit dhe vepruarit”, ka nënvizuar ai. “Ndoshta duhet të jemi më të ashpër se kundërshtari ynë. Pyetjet që lindin kanë të bëjnë...