Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Vrasja makabre e blogeres austriake, trupi i saj gjendet në një valixhe
Një ngjarje e tmerrshme ka tronditur publikun në Austri dhe Slloveni. Trupi i Stefanie Pieper, blogeres austriake 31-vjeçare e zhdukur më 23 nëntor nga Graz, u gjet të premten e kaluar i fshehur në një valixhe në një pyll në Slloveni. Autoritetet njoftuan se ish-i dashuri i saj, gjithashtu 31-vjeç, ka pranuar se e ka mbytur duke e shtrënguar dhe më pas i ka treguar policisë vendin ku e kishte fshehur trupin. Pieper ishte zhdukur pas kthimit nga një festë e Krishtlindjeve. Fillimisht ajo i kishte dërguar miqve një mesazh për të njoftuar se kishte mbërritur e sigurt, por më pas shprehu frikën se dikush e kishte ndjekur deri te shkallët e ndërtesës ku banonte. Kur nuk u paraqit për një sesion fotografik të planifikuar...