Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Negociatat për fundin e luftës, Rubio pas bisedimeve Shba- Ukrainë: Jemi optimistë për arritjen e marrëveshjes
Zyrtarët amerikanë dhe ata ukrainas u takuan në SHBA të dielën për të vijuar përpjekjet për të vendosur në një rrugë drejt paqes Kievin dhe Moskën. Nga pala amerikane ishin të pranishëm Sekretari i Shtetit Marko Rubio dhe dplomatët Steve Witkoff dhe Jared Kushner, ndërsa nga Ukraina mbërriti delegacioni i ri i udhëhequr nga ish-ministri i mbrojtjes Rustem Umerov. Sipas raportimeve nga të dyja palët bisedimet në Florida ishin produktive. “Ne vazhdojmë të jemi realistë për sa e vështirë është kjo, por optimistë, veçanërisht duke pasur parasysh faktin se ekziston një vizion i përbashkët këtu që kjo nuk ka të bëjë vetëm me përfundimin e luftës. Bëhet fjalë për sigurimin e së ardhmes së Ukrainës, një të ardhme që shpresojmë të jetë më e begatë...