“Krishtin në kryq e pikturoi vetëm një herë në karrierë”, vepra e rrallë e piktorit flamand shitet për 2.3 milionë euro në Francë

“Krishtin në kryq e pikturoi vetëm një herë në karrierë”, vepra e rrallë e piktorit flamand shitet për 2.3 milionë euro në Francë

Një pikturë e humbur prej kohësh nga mjeshtri i barokut Peter Paul Rubens është shitur në ankand në Francë për 2.3 milionë euro. Vepra, e Jezu Krishtit në kryq e pikturuar në vitin 1613, u zbulua nga ankandisti Jean-Pierre Osenat në një rezidencë në Paris vitin e kaluar, pasi ishte fshehur për më shumë se katër shekuj. Osenat, shtëpia e ankandeve e të cilit e shiti pikturën të dielën kundrejt një çmimi të pritur prej 1-2 milionë eurosh, e gjeti atë ndërsa po përgatiste pronën për shitje. Ai tha më parë këtë vit se piktura ishte “një kryevepër” që u pikturua nga Rubens kur mjeshtri flamand i shekullit të 17-të ishte “në kulmin e talentit të tij”. Çmimi total u rrit në 2.94 milionë euro...