Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Foto/ Vrasja e biznesmenit në Elbasan, gjendet një makinë e djegur në fshatin Mirakë
Një makinë e djegur është gjetur në afërsi të fshatit Mirakë, aksi rrugor Elbasan-Librazhd. Dyshohet se makina është përdorur nga autorët e vrasjes së biznesmenit Edmond Hyka, Mondi Mëhalla. 43-vjeçari u qëllua menjëherë pasi doli nga biznesi i tij dhe u fut në makinë, aty ku u ekzekutua me dy plumba. Sipas informacioneve, 43-vjeçari që ngeli viktimë këtë mbrëmje kishte precedent penal në fushën e narkotikëve. Top Channel