Aksident në aksin ‘Levan-Tepelenë’, plagoset një 45-vjeçar, arrestohet shoferi

Aksident në aksin ‘Levan-Tepelenë’, plagoset një 45-vjeçar, arrestohet shoferi

Një aksident është regjistruar në aksin ‘Levan-Tepelenë’, ku një person ka mbetur i lënduar. Për pasojë, është arrestuar shoferi, shtetasi me iniciale S. B., 39 vjeç, banues në Cakran. I lënduari, shtetasi me iniciale G. M., 45 vjeç, banues në Fratar, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. “Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin S. B., 39 vjeç, banues në Cakran, pasi dje, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin G. M., 45 vjeç, banues në Fratar, i cili është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.”, thuhet në njoftimin e policisë. Top Channel