21 Janari/ Berisha: Baza e asaj ngjarje ishte manipulimi i një regjistrimi! Shpresoj të merren me seriozitet me atë çështje

21 Janari/ Berisha: Baza e asaj ngjarje ishte manipulimi i një regjistrimi! Shpresoj të merren me seriozitet me atë çështje

Lideri i Partisë Demokratike ka reaguar gjatë ditës së sotme edhe për hetimet për 21 janarin. “Baza e asaj ngjarje ishte manipulimi i një regjistrimi”, tha kreu i PD. Berisha: E para nuk kam dijeni se cilat di Ilir Meta më shumë se unë. Mund të dijë se është normale sepse ju e dini se ajo ngjarje ka në bazë falsifikimin dhe aty fillon, falsifikimin, manipulimin e një regjistrimi të një ish-ministri, të ndjerit Dritan Prifti, i cili për hir të të vërtetës mendoi se mund të më bëjë presion, por unë i thashë sa të dalësh nga dera ime, bëje publike. Ky jam, nuk mund të më marrë kush peng mua. Kështu që Ilir Meta mund të ketë gjëra për të sqaruar më shumë...