Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Edi Rama në panik nga arrestimi i Belinda Ballukut, ja si përgënjeshtron Venecia dhe Strasburgu pretendimet…
Retorika e Edi Ramës është një klithmë e një kryeministri të “zënë me presh në duar”, ku vartësja kryesore e tij ka bërë një vargmal korruptiv që implikon atë dhe qeverisjen e tij. Kryeministri shqiptar në mënyrë të djallëzuar ngatërron konceptin kompetencë të ekzekutivit në raport me gjykatat. Nëpërmjet lojërave të fjalëve dhe referencave mbi Komisionin e Venecias dhe Gjykatat ndërkombëtare, kryeministri rreket të nxjerrë vendimin e SPAK si një masë ekstraligjore dhe ndërhyrje në kompetencat e kryeministrit. Në rastin konkret, kryeministri kërkon të ngatërrojë kompetencat kushtetuese të qeverisë dhe imunitetin e deputetëve me përgjegjësinë ligjore të çdo qytetari në Republikën e Shqipërisë. Përgjegjësia ligjore që fillon nga qytetari i thjeshtë dhe mbaron në majën e hierarkisë shtetërore, si deputetë, ministra, kryeministra apo dhe president....