Çfarë informacionesh ka Ilir Meta për 21 Janarin? Sali Berisha: Mund të dijë më shumë se unë, por…

Çfarë informacionesh ka Ilir Meta për 21 Janarin? Sali Berisha: Mund të dijë më shumë se unë, por…

Kreu i PD-së, Sali Berisha i pyetur se çfarë informacionesh ka Ilir Meta për 21 Janarin, pas kërkesës së kreut të Shtetit për t’u marrë në pyetje nga SPAK lidhur me çështjen, u shpreh se nuk ka dijeni. Berisha shtoi se “shpresoj të merren me seriozitetin më të madh me këtë çështje”. Sali Berisha: Nuk kam dijeni se çfarë, apo cilat gjëra di Ilir Meta më shumë se unë! Mund të dijë, është normale. Ajo ngjarje ka në bazë falsifikimin. Ilir Meta mund të ketë gjëra për të sqaruar më shumë se unë. Shpresoj të merren me seriozitetin më të madh me këtë çështje.