Pas telefonatës me Maduron, Venezuela akuzon Uashingtonin për plan ushtarak për naftën

Pas telefonatës me Maduron, Venezuela akuzon Uashingtonin për plan ushtarak për naftën

Bota E Hënë, 1 Dhjetor 2025 11:04 Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka konfirmuar raportimet se së fundmi ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin venezuelian Nicolás Maduro, në një kohë kur tensionet mes dy vendeve vijojnë të rriten. I pyetur nga gazetarët në bordin e “Air Force One” mbi një raport të “New York Times”, i cili pretendonte se telefonata kishte ndodhur javën e kaluar, Trump u shpreh fillimisht se nuk dëshironte të komentonte hollësisht, por më pas deklaroi: “Përgjigjja është po.” I kërkuar për më shumë detaje rreth bisedës, ai shtoi: “Nuk do të thoja se shkoi mirë apo keq. Ishte thjesht një telefonatë.” Gazetarët e pyetën gjithashtu nëse një sulm ajror ndaj Venezuelës mund të jetë i afërt, pas deklaratave të mëhershme...