Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Gaza mbytet në gjak dhe shi”, mijëra palestinezë nën kërcënimin e sëmundjeve
Reshjet e dendura që goditën këtë javë Gazën kanë përkeqësuar ndjeshëm kushtet e jetesës për qindra mijëra persona që strehohen në çadra dhe banesa të përkohshme, shpesh të ekspozuara totalisht ndaj stuhive të dimrit. Në pjesët veriore e qendrore të Gazës, përmbytjet kanë përfshirë kampet e refugjatëve, ujërat kanë përshkuar çadrat, duke përmbytur ato pak gjëra që familjet arritën të ruanin pas zhvendosjeve të përsëritura. Një gazetar në kampin e refugjatëve në Jabalya e përshkruan kështu realitetin e tij: Çadra ime u përmbyt dhe me të u fundos gjithçka që arrita të krijoja pas zhvendosjeve. Ky është dimri i tretë radhazi, mbytemi në të ftohtë, ujë, harresë dhe mjerim. Agjencitë humanitare paralajmërojnë prej muajsh se dimri në Gaza do të jetë katastrofik për shkak të infrastrukturës së...