Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Moggi zbulon “rrengun e pabesë” që përdori për kalimin e Nedved nga Lazio te Juventusi
Luciano Moggi zbulon “rrengun” që përdori për të bërë të mundur kalimin e Pavel Nedved nga Lazio te Juventusi në verën e vitit 2001: “Pavel nuk donte të vinte te Juventusi. Nuk ishte çështje parash, por zgjedhje jete. E telefonova disa herë, por ai nuk donte t’ia dinte: Drejtor, faleminderit, por jam mirë te Lazio dhe po jetoj shkëlqyeshëm në Romë. Banoj pranë fushave të golfit, diçka fantastike. Këtu, unë dhe familja ime kemi gjithçka, pse duhet të largohemi? Është një nga të paktat ‘jo’ që kam marrë në jetën time, që nuk më kanë bërë të tërbohem, por fjala ‘dorëzim’ nuk ekziston në fjalorin tim. Duhet të luftosh gjithmonë, edhe kur fitorja duket e pamundur. U desh një lëvizje gjeniale për të marrë ‘po’-në e lojtarit....