Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Investigimi i medias meksikane: Mafia shqiptare është në shënjestër të Trump, kartelet po distancohen prej saj
Uashingtoni zbuloi një rrjet kazinosh që pastronte para përmes bixhozit të rremë. Pas tij qëndron një klan me bazë në Meksikë, një lojtar kyç në një rrugë kriminale që lidh Sinaloan me Ballkanin. Imagjino sikur je një trafikant droge që ka sjellë në këtë kontinent një ngarkesë armësh nga Evropa Lindore; kartelet meksikane të kanë paguar një shumë të majme –le të themi 50 milionë dollarë në para të gatshme– për ato pushkë dhe municione. Por, ajo që dukej si bekim, është kthyer në mallkim: pasi merr paratë, për shembull në shtetin Sinaloa, kupton që nuk mund t’i nxjerrësh as me avion e as tokësor drejt “kontinentit të vjetër”. Të duhet diçka që të fshehë origjinën e paligjshme të parave të tua, sepse aq shumë...