E mitura zhduket pa gjurmë, nëna denoncon rastin në polici

E mitura zhduket pa gjurmë, nëna denoncon rastin në polici

Një 13-vjeçare është larguar pa asnjë gjurmë nga banesa e saj. Ka qenë nëna e të miturës ajo që ka bërë kallëzimin në një nga Komisariatet e kryeqytetit një ditë më parë. Policia po punon për gjetjen e vajzës. “Më datë 30.11.2025, shtetasja A. M. kallëzoi se i është larguar nga banesa vajza e saj e mitur, 13 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, njoftoi sot policia. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.