Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Takohemi para se të futemi në klasë?”/ Mësuesja arrestohet pas marrëdhënieve seksuale me nxënësin, i mituri mund të jetë babai i foshnjës së saj
Një mësuese në një shkollë të mesme në Australi është arrestuar pasi dyshohet se ka kryer vazhdimisht marrëdhënie seksuale me një nxënës 15-vjeçar. Karly Rae, 37 vjeç, u paraqit në gjykatë javën e kaluar me fëmijën e saj të porsalindur për t’u deklaruar fajtore për krime të shumta seksuale me fëmijë, raportoi Korporata Australiane e Transmetimeve. Nuk është e qartë se kush është babai i foshnjës. Duke folur me zë të ulët, Rae tha se kishte kryer marrëdhënie seksuale me djalin e mitur në tetor 2024, të njëjtin muaj kur u arrestua për krimet e saj, në vende të ndryshme në qytetin e New South Wales, ku ajo punonte, shkruan New York Post. Jurisë iu tha se mësuesja shkëmbente mesazhe në Snapchat dhe Instagram me...