Trump nën lupë mediat, Shtëpia e Bardhë nis një program gjurmimin e tyre

Trump nën lupë mediat, Shtëpia e Bardhë nis një program gjurmimin e tyre

Shtëpia e Bardhë ka nisur një program gjurmimi për të analizuar çdo javë mediat. Artikujt që kritikojnë administratën e Trumpit klasifikohen si “gënjeshtarë” ose “paragjykues”. Shtëpia e Bardhë ka hapur një nënfaqe të re në faqen e saj të internetit “Shkelësit në media”. Në të renditen faqet e lajmeve, gazetarët dhe historitë që pretendohet se kanë mashtruar publikun. Publikimet kryesore të konsideruar si “shkelës në media të javës” ishin Boston Globe, CBS News dhe Independent. Gazetarët e këtyre mediave konsideruan si shkelës për historitë që kishin publikuar rreth një videoje të publikuar javën e kaluar nga gjashtë deputetë demokratë. Deputetët, të gjithë veteranë të ushtarisë ose ish-zyrtarë të shërbimeve sekrete, u kujtuan punonjësve të këtyre shërbimeve se nuk janë të detyruar të ndjekin urdhra të...