Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Grabitje spektakolare! Maskat i zënë pritë furgonit të blinduar brenda tunelit, marrin 2 mln euro!
Një grabitje e madhe u krye këtë mëngjes në provincën e Reggio Calabria, përgjatë autostradës, ku u përfshi një furgon i blinduar në pronësi të kompanisë Sicurtransport. Sipas vlerësimeve fillestare, vlera e parave të grabitura arrin afërsisht dy milionë euro. Ngjarja ndodhi brenda një tuneli midis kryqëzimeve Scilla dhe Bagnara, duke u drejtuar në veri. Gjatë grabitjes, banditët qëlluan disa herë, por fatmirësisht nuk pati të lënduar. Për të realizuar sulmin, grabitësit bllokuan trafikun duke vendosur dy makina të djegura përgjatë rrugës. Në vendngjarje reaguan menjëherë forcat e policisë së shtetit dhe zjarrfikësit. Hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve janë në zhvillim, ndërsa autoritetet po shqyrtojnë pamjet nga kamera të sigurisë dhe dëshmitë e qytetarëve që ndodheshin në zonë.