Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Trump konfirmon telefonatën me presidentin e Venezuelës: Nuk shkoi dhe aq mirër, por…
donald trump-Nicolás Maduro SHBA- Donald Trump konfirmoi të dielën se kishte folur me presidentin venezuelian Nicolás Maduro, por nuk dha detaje se çfarë diskutuan të dy udhëheqësit, raporton The Guardian. “Nuk dua të komentoj për këtë. Përgjigja është po”, tha presidenti amerikan kur u pyet nëse kishte folur me Maduron. Ai po fliste me gazetarët në bordin e Air Force One. New York Times raportoi për herë të parë se Trump kishte folur me Maduron në fillim të këtij muaji dhe kishte diskutuar një takim të mundshëm midis tyre në Shtetet e Bashkuara. “Nuk do të thoja se shkoi mirë apo keq. Ishte një telefonatë”, tha Trump në lidhje me bisedën. Zbulimi i telefonatës vjen në një kohë kur Trump vazhdon të përdorë retorikë luftarake në lidhje me Venezuelën, ndërkohë që shqyrton edhe mundësinë...