Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Aksidenti me autobusin e Unazës në Tiranë. Të plagosur drejtuesja e biçikletës dhe tre persona që ndodheshin në urban
Një aksident ndodhi mbrëmjen e së dielës në Tiranë, ku një autobus përplasi një biçikletë dhe dy makina të parkuara. Policia ka njoftuar se ka arrestuar shoferin e urbanit Ç. Sh., 56 vjeç, pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit që drejtonte. Si pasojë, është dëmtuar drejtuesja e biçikletës, 18-vjeçarja G.K. dhe 3 shtetas që ndodheshin në autobus, të cilët janë në spital nën kujdesin e mjekëve.