Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Mafia shqiptare në Meksikë: Operacioni i pastrimit të parave që lidh Ballkanin me Sinaloan
Nga Oscar Balderas, DOSSIER POLITICO Imagjino sikur je një trafikant droge që ka sjellë në këtë kontinent një ngarkesë armësh nga Evropa Lindore; kartelet meksikane të kanë paguar një shumë të majme –le të themi 50 milionë dollarë në para të gatshme– për ato pushkë dhe municione. Por, ajo që dukej si bekim, është kthyer në mallkim: pasi merr paratë, për shembull në shtetin Sinaloa, kupton që nuk mund t’i nxjerrësh as me avion e as tokësor drejt “kontinentit të vjetër”. Të duhet diçka që të fshehë origjinën e paligjshme të parave të tua, sepse aq shumë para të gatshme do të të zbulonin si mafioz. Imagjino tani që pranë hotelit tënd ka një kazino. Një vend ku mijëra operacione financiare bëhen çdo ditë, dhe shumica kalojnë...