Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Kriza e fshehtë: Mbi gjysma e rasteve me HIV në Evropë zbulohen shumë vonë!
Infeksionet me HIV shpesh zbulohen dhe trajtohen me shumë vonesë në Evropë, sipas një studimi të publikuar, ku 54% e diagnozave në vitin 2024 u bënë tepër vonë për një trajtim optimal. Raporti i përbashkët i Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) dhe Zyrës Evropiane të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) u publikua për Ditën Botërore të SIDA-s, e cila shënohet sot. ”Numri në rritje i rasteve të pazbuluara rrezikon arritjen e objektivit për eliminimin e SIDA-s si kërcënim për shëndetin publik deri në vitin 2030”, paralajmëruan ECDC, me seli në Stokholm, dhe OBSH Evropa, me seli në Kopenhagë. ”Gati 106 mijë diagnoza me HIV u regjistruan në rajonin e OBSH Evropës në vitin 2024”, sipas raportit. Ky numër përfshin gjithsej 53 vende, që...