Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Si ta doni” komedi e Shekspirit, shfaqja më e mirë në festivalin “Moisiu”
“Si ta doni”, një komedi nga Shekspiri u vlerësua si shfaqja më e mirë në festivalin e teatrit “Moisiu”, që u zhvillua në Prishtinë në Kosovë. Në përmbyllje të festivalit mbarëkombëtar “Moisiu” në Prishtinë, Teatri Kombëtar i Shqipërisë u vlerësua me disa çmime. Shfaqja më e mirë “Si ta doni”; Aktorja më e mirë protagoniste – Luli Bitri; Aktori i dytë më i mirë- Florian Agalliu; Kostumografia më e mirë- Blagoj Micevski; Kompozimi më i mirë- Endri Sina. Komedia romantike për dashurinë dhe lirinë nga William Shakespeare, produksion i Teatrit Kombëtar në Tiranë me regji nga John Blondell hapi dhe festivalin mbrëmjen e datës 22 nëntor dhe u shfaq në Sallën e Kuqe në Prishtinë. John Blondell është regjisor, drejtor artistik dhe profesor me karrierë...