Vizioni për sportin/ Rama: Stadiume të reja për Vlorën, Korçën dhe Durrësin. Transformim i Pallatit të Sportit

Vizioni për sportin/ Rama: Stadiume të reja për Vlorën, Korçën dhe Durrësin. Transformim i Pallatit të Sportit

Kryeministri Edi Rama prezantoi këtë të mërkurë vizionin për sportin në Shqipërinë 2030, duke u ndalur tek investimet strategjike në këtë sektor, si dhe mbështetjen për sportin dhe nxitjen e një kulture të re sportive në vend. Duke folur mbi infrastrukturën sportive, Rama tha se ka ende nevojë për të bërë shumë akoma, ndërkohë që u ndal te projektet e stadiumeve të reja. ”Për stadiumet kemi çuar para 3 projekte të reja për stadiumin e Vlorës, Korçës dhe Durrësit, që tani janë në fazën e garave për partnerin privat”, tha Rama. Kryeministri informoi se të gjitha këto projekte do të zhvillohen si stadiumi kombëtar me partneritet publik-privat. Po ashtu Rama informoi se ka mbaruar edhe konkursi për stadiumin “Selman Stërmasi”, i cili po ashtu do...