Flakët përfshijnë katin e tretë të një pallati në Shkodër, shpëtojnë mrekullisht dy të moshuarit…

Flakët përfshijnë katin e tretë të një pallati në Shkodër, shpëtojnë mrekullisht dy të moshuarit…

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një apartament në rrugën “Isuf Sokoli” në Shkodër. Flakët kanë shpërthyer në katin e tretë të një pallati, duke shkaktuar panik tek banorët e zonës. Në momentin e rënies së zjarrit, në banesë ndodheshin dy të moshuar, të cilët fatmirësisht kanë arritur të dalin menjëherë, pa pësuar lëndime. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe policia, të cilat po punojnë për të vënë situatën nën kontroll dhe për të shmangur përhapjen e flakëve në apartamente të tjera. Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni...