Kolaps ajror në Mbretërinë e Bashkuar/ Problemi në software sjell vonesa dhe ndërprerje fluturimesh

Kolaps ajror në Mbretërinë e Bashkuar/ Problemi në software sjell vonesa dhe ndërprerje fluturimesh

Pasagjerët ajrorë në Mbretërinë e Bashkuar janë paralajmëruar për potencial të lartë vonesash dhe ndërprerjesh fluturimesh, pasi Airbus ka identifikuar një problem software-i që prek një numër të madh avionësh të familjes A320. Në një deklaratë, kompania njoftoi:“Analiza e një incidenti të fundit që përfshinte një avion të familjes A320 ka treguar se rrezatimi i fortë diellor mund të korruptojë të dhënat kritike për funksionimin e kontrolleve të fluturimit. Airbus ka identifikuar një numër të konsiderueshëm avionësh A320 në shërbim që mund të preken.” Incidenti që çoi në këtë hetim lidhet me një fluturim të JetBlue nga Cancún për në Newark, më 30 tetor, kur avioni pësoi një humbje të papritur lartësie duke lënduar disa pasagjerë. Zëdhënësi i Airbus-it tha se ndryshimi i nevojshëm i...