Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Ben Andoni: Shqiptarët nuk e kuptojnë se Festa e Flamurit është festa më e madhe kombëtare
Në emisionin “3D” të moderuar nga Alban Dudushi në RTSH 1HD, tema e mbrëmjes ishte Dita e Pavarësisë, ku u diskutua mbi rrugëtimin historik, sakrificat dhe të ardhmen e Shqipërisë në procesin e integrimit europian. I ftuar në studio, studiuesi Ben Andoni shprehu shqetësimin e tij se sot vetëm një grup i vogël intelektualësh dhe atdhetarësh shqiptarë e urojnë 28 Nëntorin, ndërsa pjesa më e madhe e shoqërisë nuk e kupton se kjo është “Festa mbi festa”. Andoni theksoi se kjo ditë duhet të shërbejë për të afruar shqiptarët me vendin e tyre dhe të kthehet në një ditë paqëtimi. “Shqiptarët këtë ditë duhet të jenë më afër Shqipërisë dhe duhet të jetë një ditë paqëtimi, gjë që për mua nuk më lë këtë përshtypje dhe...