Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
28 apo 29 nëntori, kur u çlirua Shqipëria? Çfarë thotë historiani Ferit Duka
Debati në lidhje me datën se kur është çliruar Shqipëria, vijon prej dekadash tashmë, ndërsa edhe partitë politike janë të ndara midis 28 dhe 29 nëntorit. Historiani Ferit Duka, shprehet se gjithçka është e qartë për historianët, duke sqaruar se si datë e çlirimit duhet të njihet 28 nëntori 1944, ditë kur në Tiranë hynë udhëheqësit e kohës dhe mbajtën fjalimet respektive. Ai ka sqaruar se debati ka lindur më vonë, pasi Partia Komuniste ka ndërruar datën, me qëllim që figurës së Enver Hoxhës të mos i “bëhej hije” nga figura e Ismail Qemalit. “Ditë me simbolikë dhe domethënie të jashtëzakonshme, referencë themelore historike që bashkon shqiptarët. Unë nuk jam i periudhës së luftës që të bëj një diskutim kompetent për fundin e luftës. Debate...