Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Kryenin manovra të rrezikshme në rrugë, e pësojnë keq tre drejtues u bllokohen mjetet
Njoftimi i policisë: Kryen manorva të gabuara, duke rrezikuar veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, ndëshkohen me masa administrative 3 shtetas. Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, gjatë kontrolleve të ushtruara në disa akse të kryeqytetit, konstatuan tek Bulevardi i Ri, tre automjete që po kryenin manovra të gabuara në rrugë, duke krijuar situata të rrezikshme për qarkullimin. Menjëherë, efektivët ndërhynë, ndaluan mjetet dhe kryen veprimet administrative e procedurale. Nga veprimet hetimore u identifikuan shtetasit S. M., F. D. dhe A. T., të cilët u ndëshkuan secili me masat përkatëse administrative, në zbatim të Kodit Rrugor. Në vijim, të tre automjetet u bllokuan, në funksion të procedurave të mëtejshme. Policia Rrugore u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit,...