Burimi:
Opinion.al
Foto © Opinion.al
Kush është Andriy Yermak, aleati më i besuar i Zelenskyt dhe “numri 2” i Ukrainës?
Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit (NABU) e Ukrainës dhe Zyra Speciale e Prokurorit Kundër Korrupsionit (SAPO) bastisën ambientet të lidhura me shefin e stafit të presidentit Volodymyr Zelensky, Andriy Yermak, si pjesë e një hetimi të madh për korrupsion që përfshin kompaninë shtetërore të energjisë bërthamore. Organizatat antikorrupsion të Ukrainës konfirmuan se bastisjet janë pjesë e një hetimi, por nuk specifikuan nëse Yermak është i dyshuar. Shefi i stafit të Zelenskyt konfirmoi se NABU dhe SAPO “po kryenin me të vërtetë veprime procedurale në shtëpinë e tij”. “Hetuesit nuk po hasin ndonjë pengesë. Atyre u është dhënë akses i plotë në apartament dhe avokatët e mi janë në vendngjarje, duke bashkëvepruar me zyrtarët e zbatimit të ligjit”, tha Yermak. “Nga ana ime, unë po ofroj bashkëpunim...