Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
OKB: Vrasja e dy palestinezëve në Bregun Perëndimor nga forcat izraelite ishte ekzekutim pa gjyq
Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka thënë të premten se vrasja e dy burrave palestinezë në Bregun e pushtuar Perëndimor nga forcat e sigurisë izraelite, një ditë më parë, dukej të ishte “ekzekutim pa gjyq”. Në pamjet e kapura nga Palestine TV, forcat e izraelite shihen duke hapur zjarr ndaj dy burrave në qytetin Xhenin, në pjesën veriore të Bregut Perëndimor, pavarësisht se ata ishin dorëzuar. Ata shiheshin duke dalë nga ndërtesa dhe duke ngritur bluzat dhe duart lart para se të shtriheshin në tokë për t’u dorëzuar. Forcat izraelite më pas duket se i urdhëruan të ktheheshin brenda ndërtesës para se t’i qëllonin. “Jemi të tmerruar nga vrasja e hapur dhe e paturpshme dje nga policia kufitare izraelite e dy burrave palestinezë në...