Ç’po ndodh në Moskë? Rusia kërcënon me ndalimin e plotë të WhatsApp-it

Ç’po ndodh në Moskë? Rusia kërcënon me ndalimin e plotë të WhatsApp-it

foto ilustruese MOSKË- Rusia tha më 28 nëntor se po shqyrtonte ndalimin e shërbimit të mesazheve të njohura WhatsApp, duke e akuzuar atë për dështim në parandalimin dhe shtypjen e krimit, ndërsa Moska i shtyn rusët të kalojnë në shërbime dixhitale të mbështetura nga shteti. Rusia bllokoi përdoruesit që të bënin thirrje në platformë në gusht, pjesë e një goditjeje më të gjerë ndaj mediave sociale në pronësi të Perëndimit, që kritikët thonë se është projektuar për të detyruar rusët të hyjnë në platformat vendase. Në një deklaratë, organi mbikëqyrës rus i komunikimeve, Roskomnadzor, tha se WhatsApp po përdorej për të “organizuar dhe kryer akte terroriste në vend, për të rekrutuar autorë dhe për mashtrime dhe krime të tjera kundër qytetarëve tanë”. “Nëse ai nuk...