Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Kosovë/ Mbi 3.7 miliardë euro të investuara nga BE-ja që nga viti 1999
Zyra e Bashkimit Europian në Kosovës ka njoftuar se që nga viti 1999, BE-ja ka investuar në Kosovë 3.7 miliardë euro. Prej përfundimit të luftës në vitin 1999, Bashkimi Europian ka qenë ndër partnerët kryesorë të Kosovës në ndërtimin e institucioneve, zhvillimin ekonomik dhe rrugën drejt integrimit evropian. Gjatë këtyre 25 viteve, BE-ja ka investuar mbi 3.7 miliardë euro, duke mbështetur sektorë të ndryshëm që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve. Sipas njoftimit të Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, këto fonde janë përdorur për zhvillimin e ekonomisë, forcimin e sundimit të ligjit, përmirësimin e arsimit dhe kujdesit shëndetësor, si dhe për infrastrukturë, mbrojtjen e mjedisit dhe energjinë e qëndrueshme. Në komunikatën e saj, BE-ja e ka cilësuar Kosovën si një partner me të cilin ndan...