Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Holandë/ Dy vëllezër vrasin motrën 18-vjeçare pasi zbuluan se kishte të dashur
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Holandë, ku dy vëllezër kanë vrarë motrën e tyre 18-vjeçare në një kënetë në Lelystad, pas urdhrit të babait. Sipas prokurorisë, motivi i krimit ishte se vajza kishte një marrëdhënie romantike që familja e konsideronte të papërshtatshme. Mediat holandeze raportojnë se 18-vjeçarja u zhduk nga shtëpia e familjes në Jura dhe u gjet e vdekur gjashtë ditë më vonë. Ekspertët mjeko-ligjorë zbuluan se asaj i ishte mbyllur goja, duart i ishin lidhur pas shpine dhe kyçet e këmbëve me shirit ngjitës. ADN-ja e babait u gjet nën thonjtë e saj, duke treguar se vajza kishte rezistuar. Dy vëllezërit, Mohammed 23-vjeç dhe Muhannad 25-vjeç, janë arrestuar dhe ndodhen në paraburgim, ndërsa babai, Khaled, u arratis në Siri dhe do...