Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Tiranë/ Drift dhe manovra të rrezikshme, policia ndëshkon 3 shoferët
Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës kanë ndërhyrë menjëherë pasi kanë konstatuar tre automjete që kryenin manovra të gabuara në “Bulevardin e Ri”, duke rrezikuar veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës. Efektivët ndaluan mjetet dhe, pas veprimeve hetimore, identifikuan drejtuesit: S. M., F. D. dhe A. T.. Të tre u ndëshkuan me masat përkatëse administrative, sipas Kodit Rrugor. Në vijim, të tre automjetet u bllokuan, si pjesë e procedurave të mëtejshme ligjore. Policia Rrugore u apelon të gjithë drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të shmangin çdo manovër të rrezikshme, duke theksuar se çdo shkelje që rrezikon jetën e përdoruesve të rrugës do të ndëshkohet me masa të rrepta.