Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Sheshi i mbushur me flamuj/ Shqiptarët në Greqi nderojnë Ditën e Pavarësisë në ‘Syntagma
Qytetarët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi, e festuan 28 nëntorin me një tubim shpërthyes mbrëmjen e sotme. Qindra shqiptarë, shumë prej tyre me fëmijët e tyre, duke mbajtur flamuj kuq e zi dhe simbole tradicionale e historiko-patriotike, u mblodhën përsëri këtë vit në Athinë. Të veshur kuqezi dhe me simbolet kombëtare, u organizuan në Sheshin Syntagma mbrëmjen e 28 Nëntorit. Kjo është si Dita e Flamurit,që bën bashkë shqiptarët në të gjitha trevat shqiptarë. Më 28 Nëntor 1912 Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë. gijotina.com/