Skenarë lufte në Suedi, ushtrimet ushtarake ndiqen edhe nga Mbreti

Skenarë lufte në Suedi, ushtrimet ushtarake ndiqen edhe nga Mbreti

Qeveria suedeze bëri sot me dije, në një njoftim për shtyp të përkthyer në rusisht, se ka kryer ushtrime simulimi lufte, me pjesëmarrjen e Mbretit të Suedisë, Princeshës së Kurorës, forcave të armatosura dhe anëtarëve të parlamentit. Për shtetin skandinav kjo është hera e parë që nga vitet 1990 që janë organizuar ushtrime ushtarake të kësaj shkalle me të gjitha këto organe, siç vuri në dukje qeveria. “Këto ushtrime u kryen me iniciativën e qeverisë. Është e rëndësishme të kryhen ushtrime të përbashkëta, veçanërisht duke pasur parasysh situatën aktuale të sigurisë. Hap pas hapi dhe ushtrim pas ushtrimi, ne po forcojmë mbrojtjen dhe qëndrueshmërinë e përgjithshme të Suedisë”, tha kryeministri Ulf Kristersson. Stërvitjet, të cilat u bazuan në një skenar që parashikonte shpalljen e luftës ose...