Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
OKB: Izraeli po zbaton një politikë ‘de facto’ të torturës
Komiteti i Kombeve të Bashkuara kundër torturës thotë se ka prova që Izraeli po zbaton një “politikë shtetërore de facto të organizuar dhe të përhapur të torturës”. Komiteti rishikon rregullisht të dhënat e të gjitha vendeve që kanë nënshkruar konventën kundër torturës, duke marrë dëshmi nga qeveritë e tyre dhe nga grupet e të drejtave të njeriut. Siç shkruan BBC, gjatë rishikimit të Izraelit, si grupet izraelite ashtu edhe ato palestineze të të drejtave të njeriut dhanë detaje tronditëse mbi kushtet në qendrat e paraburgimit izraelite. Pretendohet se mijëra palestinezë janë arrestuar nga Izraeli që prej sulmeve të Hamasit më 7 tetor 2023. Sipas ligjeve izraelite për paraburgimin administrativ dhe për “luftëtarët e paligjshëm”, të dyshuar që nuk mund të klasifikohen si të burgosur lufte, ata mund...